Një video nga një kompani kineze tregon imazhe të humanoidëve që prodhohen në masë dhe po bën xhiron e internetit, duke mbledhur komente të ndryshme, me imazhet e pazakonta të ushtrive të robotëve, të cilët në një lëvizje shumë simbolike duken si një ushtri që marshon.
UBTECH Robotics , një nga kompanitë kryesore të robotikës në Kinë me seli në Shenzhen, ka njoftuar dërgesën e parë masive në botë të robotëve industrialë humanoidë. Roboti humanoid Walker S2 bën punë shtëpie, është një ndihmës i palodhur në shtëpi, mban me lehtësi ngarkesa që peshojnë deri në 15 kg dhe mund të punojë në stola, linja prodhimi, depo dhe stacione montimi.
