Kryeministri Edi Rama ka folur për videon e bërë viral, ku shfaqet duke përqafuar dhe puthur kryeministren e Italisë Giorgia Meloni në Moldavi, teksa morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, bashkë me liderë të tjerë të Bashkimit Evropian.

Në emisionin “Opinion”, Blendi Fevziu i kërkoi një koment kryeministrit Rama, por ky i fundit zgjodhi të përgjigjej me ironi.

Rama: Po ku e pe ti për shembull. Si e konstaton në distancë është një puthje e fortë.

Fevziu: Po unë e shoh nuk më kanë lënë sytë akoma.