Sali Berisha ka dhënë një deklartë për media pas daljes së tij nga dyert e SPAK-ut, i cili u paraqit ditën e sotme për zbatimin e masës “detyrim paraqitje për aferën Partizani.

Berisha vijoi live sulmet para SPAK ndaj Altin Dumanit, teksa zbuloi dhe shënimin që u la prokurorëve. Por përse s’ka asnjë reagim ndaj kreu të PD-së, ndërkohë që Veliaj mbahet në qeli me argumentin se ushtron presion dhe intimidon?!

“Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira. Sali Berisha. Ua lashë aty”, tha Berisha.

Berisha është marrë i pandehur për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ dhe më 4 prill pritet që të vendoset kalimin apo jo për gjykim i dosjes, që do ta bënte Berishën zyrtarin më të lartë të shtetit shqiptar në 34 vite demokraci, që del në një proces gjyqësor si i pandehur zyrtarisht për korrupsion.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.