Kryeministri Edi Rama, ndau ditën e sotme në rrjetet sociale, momente nga atmosfera e takimit me shqiptarët në Nju Jork. Pamjet të cilat ndau kryeministri, njëkohësisht edhe kryetar i PS-së, tregojnë sallën e mbushur me qytetarë që mbajnë në dorë flamurin shqiptarë dhe atë amerikan, teksa shihen të tjerë me veshje tradicionale shqiptare dhe tingujt e muzikës shqiptare.

Gjatë fjalimin e tij ia kushtoi asaj që në Tiranë është krye lajmi, zhvillimeve me drejtësinë e re, sipas kryeministrit i ka dhënë fund mungesës së ndëshkimit, duke arritur deri në politikanë që kanë qenë në majat e hierarkisë shtetërore, por pa përmendur emra.