Victoria Beckham ishte e përkushtuar të dielën teksa hyri në palestër për një seancë rraskapitëse stërvitjeje.
Dizajnerja e modës, 48 vjeçe, shfaqi fizikun e saj të jashtëzakonshëm e veshur me një bluzë të zezë dhe dollakë teksa përkuli barkun e saj në pasqyrë.
Ajo kishte veshur një palë atlete të bardha dhe rozë në pamjen e saj dhe i lidhi flokët brune në një bisht teksa kryente ushtrimet e saj, shkruan DailyMail.
Duke publikuar një fotografi nga palestra në Instagram, ylli britanik i modës zbuloi se po fokusohej në ‘forcën e sipërme të trupit’ dhe detajoi se ishte në ‘fazën e saj të stërvitjes së forcës’.
Ndërkohë ajo kishte harruar një detaj të vogël, që në pasqyrë ishte bashkëshorti i saj David, ku shihej i zhveshur tërësisht.
Davidi mund të shihej duke u përkulur për t’i bërë fotografinë Victorias, ndërsa shfaqte fizikun e tij të tonifikuar trupor.
Duke bërë një shtrirje ku tregoi fleksibilitetin e saj me këmbën e palosur mbi vete, Victoria shkroi: “Jam në fazën e stërvitjes sime të forcës”.
“Përpara dhe pas çdo seance është thelbësore të mobilizoheni dhe të shtriheni. Rimëkëmbja është po aq e rëndësishme sa vetë puna”.
“Unë e ndjek me rregull stërvitjen time, të cilën e ndryshoj çdo ditë për t’u fokusuar në zona të ndryshme të trupit”.
“Sot po punoj për forcën e sipërme të trupit me një kombinim të ushtrimeve të bazuara në rezistencë”.