Vonesat në verifikimin e të dhenës se Kreshnik Riza Hajdari, kandidati i rizgjedhur nga Edi Rama për të qenë kryebashkiak i Kuçovës, në rast të nje fitoreje të supozuar prej tij,  rrezikojnë të sjellin precedentin Elvis Rroshi, i cili, falë mosvetëdeklarimit të qenies i dënuar për përdhunim në Kampobaso të Italisë në vitin 1995, ja doli të zgjidhet kryetar i Bashkisë së Kavajës në vitin 2011, kur morri mandatin e parë. Pas fitimit edhe të një mandati të dytë Rroshi qendroi në detyrë deri në vitin 2016, kur mandati iu ndërpre për shkak të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit. Vepër kjo për të cilën, përveç heqjes së mandatit të kryebashkiakut, ai u dënua nga Gjykata e Tiranës , me 60 orë punë publike…

Deri tani Kreshnik Hajdari i Edi Ramës del të ketë të njëjtin fat me Elvis Rroshin e lenë të patrazuar nga kryetari i PS-së Edi Rama, megjithse opozita ulërinte duke e denoncuar faktin e qenies së tij i kriminalizuar. Edhe për Kreshnik Hajdarin Edi Rama mban të njejtin qendrim kokëfortë megjithse për të Koalicioni “Bashkë Fitojmë” përveç denoncimit publik i ka kërkuar KQZ-së ta heq nga lista, kandidatin për kryebashkiak i Kuçovës,  Kreshnik Riza Hajdari, pasi ka qenë i dënuar në Greqi. Fakt që e ka fshehur në deklaratën e vetëdeklarimit.

“Në vlerësim të kërkesës së Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çmon se është e nevojshme marrja e informacioneve shtesë, në lidhje me faktet që lidhen me autoritete dhe vende të huaja. Në nenin 2, pika 2, të ligjit nr. 138/2015, përcaktohet se, për vepra penale të kryera jashtë territorit të
Republikës së Shqipërisë, Komisionit Qendror i Zgjedhjeve nuk ka kompetencën për të kryer verifikime…Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, është Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Koordinimit Institucional, Sektori i Dekriminalizimit, që kryen verfikimin e plotë të deklarimeve të bëra”, ka qenë deklarimi zyrtar i vendimit Nr. 318, që KQZ morri në dt. 12.04.2023, ku vendosi: “Kryerjen e verifikimit të thelluar të subjektit vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, kandidat për kryetar bashkie, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për
Bashkinë Kuçovë dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm…”.

Në këtë javashllëk institucional, (me kosto e pasoja për fatin e ardhmërisë së kandidatëve garues), i bie të parashikojmë që fati i merituar i ndalimit të Hajdarit të Ramës për të qenë “non grata” në zgjedhjet e 14 majit të mos jetë  i shpejtë, ndonëse për qënien e tij i dënuar në Greqi, Koalicioni shprehet i sigurt. Por le të abstragojmë dhe ti kapërcejmë rezultatet e sondazheve, që fitues të garës për kryebashkiak nxjerrin Lefter Maliqin e Koalicionit ” Bashkë Fitojmë”, duke supozuar se në rast të një blerje fitoreje të Hajdarit i bie që  ai të pësojë fatin e Elvis Rroshit. Po Edi Rama a ka ndopak përgjegjësi për këtë manipulim të formularit të dekriminalizimit nga kandidati i tij Kreshnik Riza Hajdari? Gjithsesi shpresojmë që reagimin e vonuar të institucioneve ta kompesojnë votat  e qytetarëve të Kuçovës në favor të Lefter Maliqit, sikurse parashikojnë sondazhet.   /Koha Juaj.com