Nëpërmjet një mesazhi ish ministri grek i financave, “rebeli” Janis Varufakis, jo vetëm ka mbështetur fuqishëm kandidaturën e profesor Arlind Qorit për garën elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit, por ka përcjellë dhe një mesazh tejet të rendësishëm për votuesit tiranas. Duke shpjeguar përse ata duhet ta votojnë Arlindin dhe Lëvizjen Bashkë, që ai drejton Varufakis kumpton;
“Unë jam Janis Varufakis. Këtu jemi në zyrat e MERA25 në Athinë. Ne mbështesim fuqimisht Lëvizjen BASHKË për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, si zëra progresistë, radikalë e të majtë që po çojnë përpara një program të pjekur nga pikëpamja teknokratike, duke e kombinuar me një politikë progresiste.
Kjo duhet të ndodhë në të gjitha qytetet rebele sepse vetëm në qytetet rebele ia vlen të jetohet. Kështu ndodh në Barcelonë dhe kështu duhet të ndodhë edhe në Athinë e Tiranë. Kjo është ajo që i duhet Tiranës sot. Unë jam shumë i lumtur të mbështes përpjekjen tuaj për të materializuar politika progresiste në Tiranë. Po na frymëzoni edhe ne, këtu në Athinë”.
Janis dhe Arlindi
Në foto: Arlind Qori dhe Janis Varufakis.
Kujtojmë se  Janis Varufakis ka mbajtur postin e ministrit të financave në qeverinë e kryeministrit Aleksis Cipras. Aktualisht është lider udhëheqës i partisë së majtë opozitare greke MeRA-25. I njohur për botën akademike të financave Varufakis njihet jo vetëm për superaftësitë e tija profesionale, por dhe për qendrimet kondraversale, njeri nga të cilat ishte dorëheqja e parevokueshme nga posti i ministrit në vitin 2015. Shkak u bë rezultati i referendumit që refuzoi masat e kërkuara nga huadhënësit në këmbim të ndihmës ekonomike.
“Referendumi i 5 korrikut do të mbetet në histori si një moment unik, kur një vend europian u ngrit ndaj presionit të borxhit”, ishte komenti që i bëri aktit ish ministri i njohur gjithashtu për kundërshtimin e ndërhyrjes së manjatit të financave botërore, George Soros në politikën greke etj./ Koha Juaj.com /