Sali Berisha do të vijojë ta ketë të ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe. Ish-kryeministri demokrat e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.
Avokatët e Berishës tentuan, por pa sukses, të rrëzojnë në këtë komision, dosjen britanike përmes të cilës “Home Office” e shpalli “non grata” më 19 korrik 2022.
Sipas britanikëve, ish-kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe kishte lidhje me krimin e organizuar.
Gjykata e Apelit është shprehur në favor të qëndrimit të Qeverisë në këtë rast, duke hedhur poshtë të gjitha arsyet e ankimimit të Berishës. Më e rëndësishmja, Gjykata ka gjetur se rekomandimi për të përjashtuar Berishën është arritur siç duhet si “produkt i një vlerësimi holistik të provave në dispozicion”.
“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”.