Motra e Kastriot Hasallë, i arrestuar në vitin 2021 për vrasje, Bajame Seneja, 60 vjeçe ra sot pre e plumbave, ku për pasojë mbeti e plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vëllai tjetër i Bajame Senejës, në një prononcim për mediat ka dhënë më shumë detaje nga krimi, ku sipas tij autori janë Shaip Hasalla dhe djemtë e tij.

Këta të fundit, sipas dëshmitarit iu kanë zënë pritë pas seancës gjyqësore dhe i kanë qëlluar me armë. Shkaku i krimit ka qenë konflikti për 2 hektarë tokë.

“Na qëlluan Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vjetëve na ka qëlluar me armë. Sot na qëlluan sërish, na plagosën motrën. Edhe sot ishim në gjyq për këtë çështje, mbaruam çështjen na zunë pritë.

Unë isha në makinë së bashku me avokatin nga Tirana. Nipi mbrapa ka qenë me motrën, ndaj tyre u qëllua me armë zjarri. Na sulmuan për 2 hektarë tokë, që kam kaq vite me një stallë që e kam atje dhe sot ky zotëria do ta marrë me forcë” – u shpreh vëllai i 60 vjeçares së plagosur.

Në Korrik të vitit 2021, Kastriot Hasalla vrau kushëririn e tij, Romeo Hasalla dhe plagosi 3 të tjerë, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Garunjas në një sipërfaqe toke ku të dyja palët pretendonin se kishin pronësinë.

Tani ai ndodhet në burg, teksa sot i është vrarë babai dhe i është plagosur e motra. Edhe shkaku i krimit të sotëm dyshohet të ketë qenë konflikti për pronësinë dhe hakmarrja.