Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur në Apelin e GJKKO, ku pritet të merret vendimi për masën e sigurisë.
Seanca e një dite më parë, që zgjati më shumë se 7 orë, u shty për shkak se avokatët mbrojtës të kryebashkiakut kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura nga prokurorët e çështjes.
Avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar shfuqizim të masës së arrestit në burg ose ndryshim me një masë më të lehtë, duke ofruar edhe garanci pasurore.