Vjosa Limani
Fushata për zgjedhjet vendore të 14 majit ka hyrë në ditët e saja më të nxehta. Kandidatët për kryetar bashkish mqs nuk kanë platforma të qarta se si do të qeverisin në rast fitoreje, shfrenojnë fantazinë e tyre me premtime boshe.
U cuditët me premtimin e Belos për transportin public falas në Tiranë!
Prisni! Kjo fushatë ka premtime edhe më të cuditshme!
Kandidati I koalicionit “Bashkë Fitojmë” ju’a pret biletën falas , vetëm vajte, por në këtë rast jo për në “BBVA” , por për në botën tjetër!
Në cdo fushatë zgjedhjesh jemi mësuar të dëgjojmë lloj-lloj premtime boshe nga të gjitha palët, por ky premtimi I Adil Xhelilit , I cili kandidon për Bashkinë e Libohovës na ka pataksur fare!
Shërbime funerali falas, shkruan në listën e premtimeve, z. Xhelili. Dhe si për të na thënë që ky është premtimi më I rëndësishëm e që do të mbajë, e vecon nga të tjerët duke e shkruar me shkronja të mëdhaja “falas”
Premtimin për shërbimin funeral falas, z. kandidat e ka bërë të ditur për banorët e libohovës gjatë një postimi në rrjetet e tij sociale ditën e sotme. Ajo c’ka të bën më shumë përshtypje është dhe miratimi I qytetarëve nëpërmjet komenteve, duke e duartrokitur!
Nejse, e sigurt është që me këtë premtim të zotit kandidat , do të mbyllen disa vende pune dhe ndonje biznes I vogel qe kryen shërbime funerali. Nga ana tjetër të vdekurit shkojnë të qetë në botën tjetër se e kanë të sigurt varrimin.
Vdisni të qetë libohevitë se ju varros z. Adil Xhelilit!