Ka ndërruar jetë profesori i njohur kosovar, Shyqri Nimani, artist i njohur kombëtar. I ndjeri njihet si autor i Deklaratës së Pavarësisë të cilën e shkroi me dorë të lirë në pergamenë.

 

Lajmin e bëri të ditur i biri i të ndjerit, Agon Nimani.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë, profesorit dhe artistit kombëtar Shyqri Nimani.