Një shqiptar është gjetur pa ndjenja në një burg të Trikalasë në Greqi.
Sipas mediave greke, 42-vjeçari shqiptar është dërguar menjëherë në një spital pranë, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.
Sipas dyshimeve të para, raportohet se vdekja ka ardhur për shkaqe patologjike.
Megjithatë, për ngjarjen pritet të nisë hetimi dhe të zbardhen shkaqet e vdekjes së tij.