Pas shoqërimit të shoferit të kazinosë, Rodin Barçi, policia me urdhër të prokurorisë shoqëroi për të marrë në pyetje edhe shoqen e Joy-t, Emily Mutua, si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. E reja, sipas burimeve i ka qëndruar të njëjtit version që ka deklaruar edhe më herët në lidhje me dyshimet e saj.

Emili ka pohuar se Joy i ka treguar asaj shantazhet që shoferi Barçi i kishte bërë kohët e fundit për të vijuar lidhjen me njëri-tjetrin. Emili ka theksuar edhe një herë se lui ka dyshime që në ngjarje të jetë i përfshirë Barçi dhe persona të tjerë, por pa folur me persona specifik.

Edhe pse për shantazhet e shoqes ajo tregon se është vënë në dijeni pak ditë para se të ndodhte ngjarja në gusht 2022, hetuesit thonë se dëshmia e vajzës nuk i ndihmon për zbardhjen e ngjarjes dhe se është e pabesueshme për grupin hetimor.

Joy Aoko ndërroi jetë në Kenya, ku disa muaj pasi lei ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar ajo u gjet buzë godinës ku dhe jetonte.

Dyshimet ishin se e reja lei kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë në derën e ndërtesës ku jetonte.