Vatikani ka hedhur së fundmi një hap që mund të provokojë reagime brenda saj dhe të vërë në krizë besimin e shumë njerëzve te qëndrueshmëria parimore dhe doktrinale e Kishës Katolike. Sipas një deklarate të Zyrës Doktrinale të Kishës personat transgjinorë mund të pagëzohen sa kohë kjo “nuk shkakton skandal apo konfuzion”.

“Transgjinorët mund të jenë prindër të mirë në një pagëzim dhe dëshmitarë në një martesë”, thotë ajo.

Qëndrimi erdhi pas Peshkopi brazilian Jose Negri kërkoi nga Dikasteri i Kishës për Doktrinën e Besimit përgjigje për gjashtë pyetje lidhur me njerëz që janë pjesë e komunitetit LGBT dhe pjesëmarrjen e tyre në pagëzim dhe martesë.

Në përgjigjen e vet, Dikasteri që drejtohet nga kardinali argjentinas Victor Manuel Fernandez ka shtuar po ashtu se mund të pagëzohen edhe ata persona që i janë nënshtruar trajtimit hormonal dhe që i janë ndërhyrjes kirurgjikale për ndryshim gjinie, gjithnjë duke konsideruar situatën përkatëse të komunitetit.