Tre varka patrullimi kanë shpëtuar 745 emigrantë në brigjet e Kalabrisë dhe Sicilisë, të cilat shkuan deri në 100 milje në lindje të Sirakuzës për të rimarrë ata.

Mediat italiane bëjnë me dije se operacionet nisën në orët e para të mëngjesit, për të shpëtuar varkën e peshkimit në të cilën gjendeshin emigrantë, falë ndërhyrjes së rojës bregdetare.

Fatmirësisht të gjithë emigrantët janë shpëtuar në këtë operacion, ku më pas janë dërguar në një vend të sigurt.

Mësohet se anija e peshkimit lundronte në kushte ta pasigurta, ku dhe u ndihmua nga patrullimi i Frontex për të nxjerrë në bord emigrantët.