Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi shprehet se Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, është një moment historik për Shqipërinë në procesin e integrimit.

Varhelyi tha se Shqipëria asnjëherë nuk e frenoi hapin e saj dhe dëshirën për të qenë një vend anëtar i BE-së.

“Nisëm të ndërtonim Evropën në Shqipëri, kemi trajtuar çështje, që mendoj se kanë qenë probleme prej dekadash.

Psh Baypass e Vlorës, që e kemi përuruar. Kemi  Kolegjin e Evropës në Shqipëri dhe kjo ka ndodhur pasi Shqipëria kurrë nuk është stepur drejt rrugëtimit drejt BE. Shpresoj që kjo të vijojë.

Shqipëria anëtare deri në fund të mandatit të ardhshëm. Në terren duhet të zbatojmë planin e investimeve. BE po e përshpejton ritmin dhe ndërkohë që pret që ju të ndërmerrni hapat e nevojshëm për reformat, që ju të bëheni anëtar”, tha ai.