Kërkesa e ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për pushim të çështjes që është ngritur ndaj tij ose gjykimit të shkurtuar do të shqyrtohet në datën 2 shkurt, ora 09:00. Seanca për Dakon zgjati rreth 5 orë, ndërsa ish kryebashkiaku tha se vendimi për lejen e ndërtimit të pallatit ka qenë kolegjial. “Leja për pallatin ishte vendim kolegjial.  Për tenderin e vijës bregdetare Dako tha ne seance se projekti është i verifikueshëm, dhe se akuzat e SPAK nuk qëndrojnë”-tha Dako sot në seancë.