Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur të bëhen disa ndryshime të rëndësishme në emërime.
Kështu, me firmën e kryeministrit të vendit Edi Rama, Vangjel Tavo është emëruar prefekti i qarkut të Vlorës. Ky i fundit ka qenë më herët deputet dhe ministër i Shëndetësisë.
Njoftimi:
V E N D O S I:
- Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.