Izraeli është në gatishmëri të “kuqe” pas sulmit të Iranit të premten në mbrëmje (13/6) me më shumë se 150 raketa balistike.
Garda Revolucionare njoftoi se nisi sulme kundër dhjetëra objektivave në Izrael.
Sipas mediave izraelite, ka pasur tre valë sulmesh me raketa. Ushtria izraelite po u bën thirrje civilëve të qëndrojnë në strehimore.
Një valë e tretë raketash u qëllua drejt Izraelit, raportoi televizioni shtetëror iranian. Sulmet e mëparshme plagosën shtatë persona në Izraelin qendror, sipas një zëdhënësi të agjencisë Magen David Adom, ekuivalenti izraelit i Kryqit të Kuq.
Pamjet e transmetuara nga Kanali 12 i Izraelit tregojnë një ndërtesë që duket se është goditur nga një raketë.
Sipas agjencisë së lajmeve Irna, dy avionë luftarakë izraelitë u rrëzuan. Nuk u specifikua se në cilën zonë ndodhi kjo. Televizioni shtetëror iranian raportoi se “të paktën një” avion luftarak u rrëzua dhe se piloti i tij ishte marrë në paraburgim. Megjithatë, ushtria izraelite (IDF) e mohoi këtë.
Një zyrtar i lartë i tha Reuters: “Hakmarrja jonë sapo ka filluar, ata do të paguajnë një çmim të lartë për vrasjet e komandantëve, shkencëtarëve dhe civilëve tanë. Askund në Izrael nuk do të ketë siguri, hakmarrja jonë do të jetë e dhimbshme.”
Shërbimet izraelite të shpëtimit thanë se shtatë persona u plagosën në Izraelin qendror pas sulmeve me raketa balistike iraniane. Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
Dëshmitarët thanë se shpërthime u dëgjuan përsëri në Tel Aviv dhe Jerusalem.
Sirenat e sulmeve ajrore po bien në të gjithë vendin, tha ushtria.
Ushtria izraelite thotë se Irani qëlloi raketa drejt Izraelit pak kohë më parë dhe sistemet e saj të mbrojtjes po përpiqen të pengojnë kërcënimin.
Deklarata shton se popullsisë po i kërkohet të strehohet në strehimore deri në njoftim të mëtejshëm, sipas BBC-së.
“Sistemet mbrojtëse funksionojnë për të kapur kërcënimin”, shton ai.
Izraeli po u bën thirrje banorëve në të gjithë vendin të qëndrojnë pranë strehimoreve dhe të minimizojnë udhëtimet në natyrë, duke shtuar se grumbullimet duhet të shmangen dhe, në rast të një alarmi, qytetarët duhet të zhvendosen në strehimore derisa të jepet informacion zyrtar.
Pati gjithashtu raportime për shpërthime në Tel Aviv dhe Jerusalem./kohajuaj