Kryeministri shqiptar Edi Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër gripit, ku theksoi se vaksina është falas
“Nga sot, në çdo Qendër Shëndetësore të vendit ka nisur vaksinimi falas kundër gripit, si mbrojtja më e mirë që mund të kemi kundër virozave të stinës, veçanërisht për grupet më të rrezikuara”, shkroi ai.
Rama tutje në postimin e tij në Facebook bëri të ditur se deri më tani ë Shqipëri janë shpërndarë 280 mijë doza.
“Vaksinohuni tani dhe përgatituni për një dimër të shëndetshëm, larg virozëve”, shtoi ai.