Marina Berlusconi , menaxhere dhe vajza e madhe e Silvio Berlusconit , iu referua mosmarrëveshjes së qeverisë Berlusconi me gjyqtarët në Romë për funksionimin e qendrave të mbyllura për emigrantët në Shqipëri.
“Disa gjyqtarë nuk janë armiq të Giorgia Melonit apo babait tim, ata janë armiq të Italisë, armiq të vendit tonë”, tha kreu i grupit Fininvest, i cili bashkon kompanitë e familjes Berlusconi.
“Gjykimi im për qeverinë Meloni është pozitiv. Qeveria e ka vënë ekonominë publike në një rrugë të sigurt dhe politika e saj e jashtme është serioze dhe e besueshme. U frymëzua nga vlerat evropiane dhe atlantizmi, efektet në ekonomi ishin pozitive dhe kjo duket në rezultate”, shtoi Marina Berlusconi.
E pyetur, në fund, nëse ka ndërmend të angazhohet profesionalisht në aksionin politik, vajza e madhe e “Cavaliere” është përgjigjur: “Më kanë pyetur shumë herë. Babai im më këshillonte gjithmonë që të mos e bëja këtë. Unë jam një sipërmarrës, më pëlqen ajo që bëj dhe dua ta vazhdoj në të ardhmen”./ kohajuaj