Ushtria e Serbisë, sipas presidentit serb Aleksandër Vuçiç, shumë shpejt do të pajiset me dronë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjersa ka vizituar panairin e armëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, Vuçiç para gazetarëve serb të cilët po e shoqërojnë në këtë udhëtim ka thënë se në 48 orët e ardhme Serbia do të nënshkruaj kontatën e parë për blerjen e dronëve nga Emiratet.

“Në pesë apo gjashtë muajt e ardhme ushtria e Serbisë do të pajisjet me dronë”, ka thënë shkurt ai.

Vuçiç duke analizuar deklaratat e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin ka konstatuar se lufta në Ukrainë do të vazhdojë me shumë ashpërsi.

“Një gjë e tillë do ta vështirësojë edhe më shumë pozitën e Serbisë në situatën aktuale politike dhe ushtarake. Për një, dy ose tre ditë, pres të shohë ndryshime të mëdha në fushën e betejës dhe më pas në aksione të mëtejshme politike nga pala perëndimore ndaj Serbisë”, ka shtuar Vuçiç.