Forcat e Mbrojtjes të Izraelit(Israeli Defence Force) thonë se goditën dy kulla të larta në Rripin e Gazës që përmbanin asete të Hamasit, thekson gazeta The Times Of Israel.
Një nga ndërtesat, Banka Kombëtare Islamike në pronësi të Hamasit, u godit nga avionët luftarakë izraelitë, thotë IDF.
IDF shton se shkatërroi gjithashtu një dhomë lufte të përdorur nga një anëtar i lartë i Hamasit, Muntasir Frej.
Sulmet po vazhdojnë në Rripin e Gazës në këtë orë, shton IDF.
“Është koha për të zhdukur infrastrukturën e Hamasit. Izraeli nuk do të pranojë asnjë krahasim të rremë midis një grupi që përhap terror dhe sulmon të pafajshmit dhe Shtetit Demokratik të Izraelit. Ne kemi parë qindra hebrenj të masakruar gjakftohtë.” Këtë e deklaroi ambasadori izraelit në OKB Gilad Erdan, në një konferencë për gazetarët në Pallatin e Qelqtë, ku mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit duhet të fillojë për më pak se një orë.
“Kjo – shtoi Erdan – nuk është vetëm një luftë kundër Izraelit, kjo është lufta kundër botës së lirë, është luftë kundër civilizimit, Izraeli është në vijën e parë kundër terrorizmit. Nëse ne nuk do të kishim sukses, e gjithë bota do të paguajë çmimin për të”. Ambasadori bëri thirrje për “mbështetje solide” nga Kombet e Bashkuara që Izraeli të “mbrohet”.