Mbipesha është e kushtëzuar me ndryshimet në sistemin nervor, hormonal dhe digjestiv, të shkaktuar nga ushqimi i gabuar.

Sasia e ushqimit nuk është e rëndësishme, nëse  i zgjedhim ushqimet me nutrientët bazë gjatë ditës.

Disa nga ushqimet që na shkaktojnë mbipeshë dhe shumë patologji të tjera, pra ushqimet që detyrimisht duhet t’i largojmë nga vaktet:

Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë:

  • Ushqimet e fërguara;
  • Yndyrat shtazore dhe bimore te rafinuara;
  • Gjalpa e freskët dhe margarinat e forta për përgatitje të ushqimit;
  • Mishi të reduktohet;
  • Majonezi dhe keçapi industrial;
  • Brumërat yndyrore;
  • Rolatat yndyrore;
  • Qumështi dhe jogurti industrial, me më shumë se 2.8 % yndyrë qumështi;

Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë dhe natrium (kripëra):

  • Djathërat e butë;
  • Lyerjet me djathë të shkrirë (ajkat industriale);
  • Sallamet, salçiqet dhe prodhimet tjera të mishit të përpunuar;
  • Shumica e salçiqeve, kremave të mishit dhe sallameve, pashtetat e mishit;
  • Proshuta e tymosur dhe e pjekur;
  • Pite dhe burek sidomos nga mishi dhe djathi;
  • Ushqime të përgatitura industriale (gullash në konserv, etj)
  • Pomfrit, patate të pjekura dhe të kriposura dhe prodhime të ngjashme (çipsi);
  • Ushqime të fërguara dhe të kriposura;
  • Supa industriale të dendura dhe salcat.

Ushqimi i cili përmban shumë natrium (kripë):

  • Perime nga konservat ose pemë të acidifikuara nga shishet;
  • Lakra turshi dhe rrepa;
  • Peshk nga konservat me lëng të kriposur;
  • Shkopinj të njelmësuar;
  • Salca erëzash (salca industrial, salce soje) dhe disa lloje djegëse (senfi);
  • Koncentrate të supeve (katror për supa);
  • Pluhur për pjekurina.

Ushqime që përmbajnë shumë yndyrë të hidrogjenizuar dhe sheqer:

  • Çokollata
  • Krem çokollate nga lajthitë ose kikirikët;
  • Akulloret e përpunuara industriale;
  • Tortat, ëmbëlsirat e ndryshme nga brumërat me gjalpë dhe sheqer.

Ushqimet që përmbajnë shumë sheqer:

  • Marmelata, xhemat dhe mjalta e fabrikuar;
  • Sirupet e pemëve industriale;
  • Qumështi i kondensuar;
  • Kompotet dhe prodhimet e tjera të pemëve të konservuara industriale;
  • Pudingu dhe kremërat e tjerë industrialë;
  • Pijet alkoolike
  • Pijet e gazuara dhe energjike, limonadat e ndryshme;
  • Lëngjet e pemëve të ëmbëlsuara të gjitha industriale;
  • Likeret dhe aperitivët;
  • Verërat me deserte.