Uragani “Melissa” që po i afrohet bregdetit të Xhamajkës u konsiderua jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe është forcuar sot, të hënën, në Kategorinë 5, niveli më i lartë në shkallën Saffir-Simpson, pasi sjell deri në 76 centimetra shi dhe valë deti deri në 4 metra të larta, duke kërcënuar jetë njerëzore dhe prona.
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC) të SHBA-së, “Melissa” me fuqi të plotë pritet të godasë ishullin nesër, të martën, përpara se të lëvizë drejt Kubës dhe Bahamas deri të mërkurën.
Qendra e uraganit ndodhej sot rreth 205 kilometra në jugperëndim të Kingstonit dhe 505 kilometra në jug-jugperëndim të Guantanamos, Kubë, duke lëvizur drejt Xhamajkës.

Zonat e Xhamajkës lindore parashikohet të kenë deri në një metër shi nesër, ndërsa në Haitin perëndimor pritet të ketë deri në 40 centimetra. NHC po paralajmëron për përmbytje katastrofike dhe rrëshqitje të rrezikshme të dheut.

“U bëj thirrje xhamajkanëve ta marrin seriozisht këtë,” tha Desmond McKenzie, nënkryetar i Këshillit të Menaxhimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë në vend. “Mos rrezikoni me Melissën. Nuk është një bast i sigurt.”/kohajuaj
