Profile Gazetari-Multimedia dhe Trashëgimi kulturore
Që gazetarët të mos bëjnë më pyetjet standarde si: ku konsiston ky program?, në kuadër të kujt zhvillohet ky aktivitet?, cili është qëllimi juaj?, por të kemi gazetarë të specializuar për trashëgimi kulturore dhe natyrore, gazetarë të multimedias, por dhe gazetarë politik cilësor Universiteti i Vlorës prej dy vitesh ka hapur Programin Bachelor në “Media, Komunikim dhe Trashëgimi kulturore”, me profilet Gazetari-Multimedia dhe Trashëgimi kulturore”.
Shpesh herë ankohemi për një media të keqe dhe gazetarë me formim të dobët, por profesioni nis e merret në auditoret e universitetit. Ky është misioni madhor i këtij programi relativisht të ri, hapur në Universitetin e Vlorës, Fakulteti i Shkencave Humane.
Sot në edicionet e lajmeve mungojnë kronikat e kulturës, mungon gazetari i specializuar për mjedisin, mungojnë emisionet e posaçme mbi kulturën dhe natyrën. Mediat tona janë të tejngopura me politikë dhe kronikë të zezë. Analistët dhe opinionistët e programeve në prime-time i ngjajnë më shumë zhurmuesëve, flasin të gjithë njëkohësisht dhe harrojnë çfarë kërkon audienca.
E pra, ka ardhur koha që këtë zanat ta bëjnë profesionistët
Funksion themelor i programit “Media, Komunikim dhe Trashëgimi kulturore”
është përgatitja e integruar e profesionistëve në komunikim, multimedia dhe trashëgimi kulturore,
Ky program, si shërbim publik e si e mirë publike, është mbështetur në kërkesën e shtuar në tregun e sotëm të profesioneve për profesionistë , me njohje të pershtatshme dhe aftësi multidisiplinare, që bashkojnë komunikimin, mjetet multimediale dhe trashëgiminë kulturore.
Studentët që do të ndjekin këtë program në profilin e Trashëgimisë kulturore, ku përfshihet dhe ajo natyrore do të përgatiten dhe do të japin kontributin e tyre si profesionistë në rritjen e turizmit, shtimin e numërit të turistëve dhe për rrjedhojë rritjen e të ardhurave ekonomike të rajonit.
Është një fushë pak e ofruar nga universitetet vendase. Turizmi kulturor i gërshetuar me ekoturizmin, me burimet natyrore mund të bëhet mbështetës i fuqishëm për përmirësimin e klimës turistike në rajonin tonë e më gjerë.
Studentët që do të ndjekin këtë program në profilin e Medias dhe Komunikimit do të jenë specialistëve të aftë, të pajisur me njohuritë bashkëkohore në fushën e gazetarisë, komunikimit me përvetësimin e aftësive analitike në marrjen dhe raportimin e informacionit, njohjen dhe respektimin e parimeve etike në raportimin e lajmit.
Ka një tendencë të mediave për të ecur me hapa të shpejtë e të zhvilluara, për të përshtatur metodat e emetimit dhe përcjelljes së programacioneve përmes kanaleve të reja të komunikimit në Internet. Në këtë kuadër, ka një zhvillim të madh të gazetarisë online, e cila shfaqet si një alternativë e re përkrah gazetarisë konvencionale. Zhvillimi i internetit, i shoi gazetat dhe ato gradualisht kaluan në portale. Tashmë dhe gazetarët e televizionit janë në krizë. Ajo çfarë kërkohet më shumë janë gazetarët e multimedias, të cilët do të marrin njohuritë e duhuara në këtë program.
Mundësi punësimi
Kurrikulat bashkëkohore e këtij programi, këshilluar me Listën Kombëtare të Profesioneve, ofron mundësi punësimi si:
Organizatorë/përgatitës për fushatat publicitare e elektorale;
Manaxher e interpret për audiencën në funksion të biznesit, të medias;
Specialist për platforma mediatike;
Specialist për rrjete televizive;
Specialist për marrëdhëniet me publikun;
Punonjës për Muze dhe Biblioteka;
Teknikë të Arkivit (arkivist);
Administratorë të siteve arkeologjike;
Guidë turistike;
Gazetar në median audivizive e multimediale,
Botues;
Instruktor në institucione të arsimit
Operatorë të turizmit kulturor
Sipërmarrës privat në fushën e turizmit dhe medias
Konsulentë në fushën e turizmit dhe medias
Konsulentë për hartimin e buletineve lokale të turizmit, në mbështetje të institucioneve rajonale publike e jopublike, OJF me status kulturën dhe turizmin.
0:01 / 0:21