Nga Vjosa Limani-
-Vizitë në Kullën e Isa Boletinit-
Udha nga Mitrovica, tashmë jo e ndarë, për në Boletin është një udhëtim emocionues për ata që udhëtojnë për herë të parë në këto shtigje që s’u mposhtën kurrë. Në Kompleksin Madhështor të Kullave të Isa Boletinit, mbërrijmë për 15 minuta, në një sfond kuqezi me simbolet kombëtare që në këtë Nëtor të Pavarësisë, i japin Boletinit dhe kryeheroit, Isa Boletini, madhështinë me të cilën i mbështjell në lavdi kontirbuti i tij, I familjarëve dhe të afërmëve të tij, në dobi të Lirisë, Pavarësisë dhe Bashkimit Kombëtar.



Tek dera e madhe e Kullë-s së Boletinit na pret Gazmend Boletini, pasardhës i Isë Boletini, njëherësh ciceron i muzeut, personi që ka marrë përsipër më shumë së çdo kush mbajtjen gjallë të amanetit të Isës e trimave të kësaj dere.

Në anën e majtë shkëlqen në mermer varri i Isa Bej Boletinit, një varr madhështor ashtu siç ishte dhe shtati i trimit me dy allti në brez, e në krah varri i përbashkët i familjarëve dhe të afërmve të tij, me të cilët u vra mizirisht e pabesishtnë vitin 1916 në Podgoricë.

Hyrja në Komleks është emocionuse. Muret e gurtë dhe të rëndë, që s’u drodhën kurrë, pamja matanë malit ku Boletinët kishin fabrikën e përpunimit të gurëve, shkolla më emrin e Isa Biletinit prapa kullës, murët e saj rrethuese, oda e miqve e improvizuar në obërrin e shtëpisë, e mbi të gjitha kulla muze të rrëmbëjnë e drithërojnë për sa mbajnë peshën e madhe të histrorisë tonë, dhe kërshërisë për të mësuar e prekur sa më shumë për kontributin e Isa Boletinit, që është përtej kufinjve të legjendës.


Në fillim të bisedës me Gazmend Boletinit, mësojmë për gjenezën e kësaj familje dhe dere të madhe shqiptare në Kosovë.
“Familja Boletini ka pasur gjithmonë një histori të pasur dhe të lavdishme, qysh nga koha kur ata jetonin në fshatin Isniq. Pasuria e tyre ka ardhur nga qëndrimi i vendosur kundër çdo vendimi që ka qenë në dëm të interesave kombëtare shqiptare. Familja Boletini ka refuzuar çdo vendim që ka qenë kundër kombit shqiptar. Kjo është arsyeja që ata kanë ardhur në veri të Kosovës dhe se shpërngulja e tyre ishte një hap për të ruajtur vlerat kombëtare dhe për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të kombit”.

Kulla e Boletinit është një tjetër simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë së familjes.Kjo kullë ka qenë vendi ku burrat e familjes, përfshirë Isa Boletinin, janë mbledhur dhe kanë diskutuar për çështje të rëndësishme kombëtare dhe ka përjetuar disa periudha të vështira, duke u djegur gjashtë herë në histori.”

Sipas Gazmend Boletinit, djegia e parë ka ndodhur në kohën e gjyshit të Isa Boletinit, Borselit. Më pas, kulla ka shpërthyer dy herë gjatë kohës së babait të Isa Boletinit, Ademit, dhe tri herë gjatë periudhës së vetë Isa Boletinit.
“Herën e gjashtë, Isa ka sjellë gurë të mëdhenj nga zona e prejardhjes së tij. Këta gurë janë punuar me mjeshtëri nga stonierët e Strepcës dhe janë gdhendur me gjatësi prej një metër,” – thotë Gazmendi, duke theksuar përpjekjet e familjes për të ndërtuar një monument që do të qëndronte brez pas brezi.
Kulla e Boletinit, ndonëse e ndërtuar në vitin 1897 dhe e përfunduar në vitin 1901, nuk pati një jetëgjatësi të gjatë, tregon Gazmendi.
“ Në vitin 1908, me ardhjen e Xhavit Pashës në pushtet në vilajetin e Kosovës, një oficer serb i emëruar nga Perandoria Osmane, kulla e Isa Boletinit u përball me një shkatërrim të pabesueshëm. Xhavit Pasha, i cili ishte caktuar të shuhte çdo kryengritje shqiptare, sulmoi Boletinin dhe i rrethoi ata me 5,000 trupa. Sipas Tafilit, një nga pasardhësit e Isa Boletinit, topat e mëdhenj të ushtrisë turke nuk mundën të ngjiteshin nëpër bjeshkët e Boletinit. Pavarësisht kësaj, ata përdorën topa më të vegjël për të rrethuar kullën dhe Isa Boletini u plagos gjatë betejës. Kur Xhavit Pasha hyri kishte hyrë në oborrin e kullës dhe kishte parë që ende ajo qëndronte në këmbë, ai urdhëroi që kullat e Isa Boletinit të shkatërroheshin.Usta Mehmeti, mjeshtri që kishte ndërtuar, u detyrua ta rrënonte me shufra hekuri. Sipas legjendës, pas kësaj ngjarjeje, mjeshtri Mehmet nuk ka ndërtuar kulla të tjera”.
Në vitin 2022, filloi një projekt për restaurimin dhe konservimin e kullës, por punimet u ndërprenë për një periudhë të shkurtër. Sidoqoftë, kulla tani është në fazën e konservimit, duke u mbuluar me xhama për të ruajtur vlerën e saj si një pasuri kulturore e Kosovës.

“Një tjetër kontribut i rëndësishëm i Isa Boletinit është hapja e shkollës së parë shqipe në vitin 1899. Ky hap, ndonëse nuk ishte zyrtar, ishte një nismë e rëndësishme për edukimin dhe kulturën shqiptare në një kohë kur Perandoria Osmane refuzonte fuqishëm hapjen e shkollave shqipe. Isa Boletini solli në Boletin Hafizere Efendiun, një hoxhë i njohur dhe patriot, për të mësuar fëmijët e fshatit, përfshirë edhe djemtë e tij. Isa ishte financuesi i këtij projekti, duke i siguruar mësimin e fëmijëve të tij në shkollat më të mira të Europës, si Stamboll, Romë, dhe Vjenë.
Nga 9 djemtë dhe nipërit e Isa Boletinit, katër u bënë oficerë, një u bë avokat, dhe disa përfunduan karriera në fushën e pedagogjisë. Tragjedia nuk i shpëtoi ata, pasi dy nga djemtë u vranë bashkë me Isa Boletinin, ndërsa katër të tjerë u pushkatuan nga regjimi komunist. Një tjetër pasardhës, Burim Pajaziti, ndërroi jetë në Nis të Francës, ku u gjet dhe varri i tij, thotë Gazmendi, që duket se mban mend dhe e përpinë me dëshirën më të madhe historinë e të parëve të tij”.


Kulla muze ka du katë në ccdo kat ka stenda , shpjegime foto e dokumenta autentike të historisë së heroit, e bashkëpuftëtarëve të tij, por stënda që mban një flamur dhe xhamadanin e Isë Boletinit, ndrin në këtë Nëntor të Pavarësisë. Dy simbolet ruhen në kafaz të qeltë më kujdesin ëm të madh, pasi janë bashkëudhëtarë të betejave dhe faqeve të historisë. Gazmendi thotë se flamuri i Isës i ka më shumë se 120 vite.

“Flamuri personal i Isa Boletinit, i cili daton që nga viti 1910, është përdorur në ngjarje të rëndësishme historike. Ky flamur ka luajtur një rol të madh në Kuvendin e Isniqit dhe në pajtimin e gjaqeve, më 4 prill 1910, dhe ka udhëhequr gjithashtu Betejën e Ceralevës, që u mbajt më 10 prill 1910. Ky flamur ka qenë simbol i kryengritjes shqiptare dhe ka përfaqësuar Isa Boletinin në ngjarje të tjera historike si Kuvendi i Ilmnikut në vitin 1912.
Më 30 qershor 1912, Isa Boletini e ngriti këtë flamur në Shat Bajgorës, në një vend të quajtur Vesekovsku, aty ku bëri bashkë parinë e Shalës, Llapit dhe Vushtrisë. Ky moment shënon nisjen e kryengritjes së përgjithshme. Pas ngritjes së flamurit, filloi edhe çlirimi i qyteteve si Pazari i Ri, Mitrovica, Vushtria, Prishtina, Ferizaj dhe Kaçaniku. Pas vetëm 20 ditëve, me 40,000 kryengritës, dhe me flamurin e Isa Boletinit, u çlirua i tërë Vilajeti i Kosovës, duke përfshirë Shkupin, një nga objektivat më të rëndësishme të kryengritjes dhe një pikë kyçe për interesat kombëtare.
Flamuri i Isa Boletinit ruhet si një simbol i madh i identitetit kombëtar. Ky flamur është përfaqësuar dhe është mbajtur gjithashtu nga Baca Is dhe Afrim Boletini, nipi i Isa Boletinit, sekretari i tij, i cili në tetor të vitit 1963 u largua nga Kosova dhe vazhdoi jetën në Shqipëri. Para largimit, Afrim Boletini ia la flamurin dhe shumë shënime babait të Gazmend Boletinit. Pas tij, Gazmend Boletini e mori flamurin dhe materialet e tjera që tani janë ekspozuar në muze.
Një ekspozitë e re, e cila po përgatitet për të hapur së shpejti, do të ofrojë një pasqyrë të plotë mbi jetën dhe veprën e Isa Boletinit. Ajo do të përfshijë dokumente dhe arkiva nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, si dhe nga qytete të tjera evropiane si Stambolli, Viena, Roma dhe Londra. Ekspozita do të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme për të kuptuar më mirë rëndësinë e luftës së Isa Boletinit për çlirimin e shqiptarëve dhe pasurinë e trashëgimisë kulturore që ai la pas.
Një tjetër pasuri e çmuar që ruhet është xhamadani i Isa Boletinit, i punuar nga Aishja, nëna e Isa Boletinit. Xhamadani ka mbijetuar falë kujdesit të grave të familjes Boletini dhe është dorëzuar në Muzeun e Mitrovicës në fillim të viteve 1980. Pas luftës së Kosovës në vitin 1999, xhamadani dhe shumë materiale të tjera janë rikthyer në familjen Boletini dhe do t’i bashkohen pasurive të tjera për t’u ekspozuar si pjesë e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Kulla e Isa Boletinit është një tjetër vend i rëndësishëm historik që vizitohet nga shumë shqiptarë nga trojet shqiptare dhe diaspora, si dhe diplomat të huaj. Ata janë të frymëzuar nga historia e lavdishme e familjes Boletini. Gazmend Boletini tregon se në zyrën e tij ndodhen edhe relikta personale të Isa Boletinit, si filxhani i kafesë dhe objekte të tjera personale, që ruajnë kujtime të çmuara nga jeta e heroit kombëtar”, thotë Boletini që në zyrë e tij ka dhe reliket përsonale të isës si filxhanin e kafesë, dhe gjërat personale të tij.



Historia e kullës është një sagë qëndrese dhe mbijetese ndër shekuj. Gropat e mëdha në gjyleve turke janë gjurmët “ e freskëta” të një eopokë mbijetese.
Nga viti 1940 deri në fillim të vitit 1945-46, pas dëbimit të familjes Boletini nga kjo kullë nga regjimi jugosllav, kulla u transferua për përdorim si shkollë fillore. Për një periudhë të gjatë, tre fshatrat: Kelmendi, Boletini dhe Zharra, e ndoqën mësimin në këtë objekt deri në vitin 1970. Ne jemi shumë krenarë që nga kjo kullë kanë dalë individë të shquar si gjykatës, prokurorë, doktorë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Në fakt, Kulla e Isa Boletinit ishte menduar që në vitet 1980 për t’u shndërruar në një muze, një iniciativë që erdhi nga akademiku Pajazit Nushi. Megjithatë, pas demonstratave të marsit të vitit 1981, punimet u ndërprenë me urdhër nga Beogradi. Punëtorët që kishin marrë përsipër detyrën e restaurimit të kullës, duke përfshirë heqjen e kulmit origjinal dhe shumë pjesë të tjera të saj, u detyruan të ndalonin punën, dhe kulla mbeti në gjendje të rëndë dhe të dëmtuar.
Në fillim të vitit 2004, u mor një vendim nga ministri i Kulturës i asaj kohe, Bexhet Bajshori, dhe me mbështetje të ish-presidentit Ibrahim Rugova, që kulla e Isa Boletinit të restaurohej. Punimet për restaurimin filluan, dhe tani kompleksi është në një gjendje të mirë, edhe pse janë kryer disa ndërhyrje si pasojë e gjendjes së rëndë të saj. 80% e strukturës së kullës mbetet origjinale.

Pamja e jashtme e kullës, e cila daton që nga viti 1911, është ruajtur me gurët origjinalë nga ish-fabrika e Majdanit, dhe asgjë nuk është ndryshuar në strukturën e saj të jashtme. Ndërsa brendësia e kullës ka pësuar disa ndërhyrje për të krijuar më shumë hapësirë për vizitorët, duke ruajtur gjithsesi karakterin historik të saj.
Kulla e Isa Boletinit është tashmë një kompleks i restauruar dhe i kompletuar, i cili vazhdon të mbajë rëndësinë e tij si simbol i historisë dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës”, tregon Gazi, që normalisht në këtë rrëfim për kullën ka lënë dhe shumë fakte e ngjarje të tjra tëcilat duan ditë e netë për tu susur.
Padyshim që amaneti për tu prehur në Kullë bashkë me trimat e tij është një amanet si në legjendat e moccme shqiptare. Kalvari i gjatë dhe sakrifica ka emra e mbiemra që i aknë kushtur jetën dhe pasionin. Ajo është një histori unakale që vetëm shqiptarët dinë ta ruajnë. Gazmend Boletini thotë se tashmë trimi është në kullën e vet.
“Historia e kthimit të eshtrave të Isa Boletinit është një ngjarje e gjatë dhe plot ndodhi, e cila filloi që në vitin 1972, me iniciativën e akademikut Ali Hadri. Më pas, puna vazhdoi tek Pajazit Nushi, tek profesori Muhamet Sukri, dhe përfundimisht, ishte kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, që mori rolin kryesor në realizimin e këtij qëllimi, duke mundësuar që sot eshtrat e Isa Boletinit të ndodhen këtu, në Boletin.
Isa Boletini u zhvarros nga varri i tij në Podgoricë, ku kishte qëndruar për shumë vite, së bashku me shtatë martirë të tjerë. Eshtrat e tij hynë në Kosovë në një periudhë shumë të vështirë, gjatë luftës, më 15 nëntor 1998. Ai ishte i pesti nga ata që, në formën simbolike, sollën me vete një shpirt të fortë lufte. Kjo ngjarje ishte një moment shumë i rëndësishëm, pasi ushtria çlirimtare e Kosovës e shfrytëzoi atë për të ngritur moralin dhe për të intensifikuar luftën kundër armikut shekullor. Madje, shumë poetë dhe shkrimtarë të kohës kanë theksuar në shkrimet e tyre se kthimi i eshtrave të Isa Boletinit ndihmoi shumë UÇK-në dhe ishte një faktor i jashtëzakonshëm në forcimin e lirisë së Kosovës.
Pas luftës, Kosova ndodhej në një situatë të ndërlikuar, ende pa shpallur pavarësinë. Njeriu më meritor për këtë ngjarje, për këtë kthim të shenjtë, ishte prof. Dr. Mulla Asllan Murati, i cili, me një përkushtim të jashtëzakonshëm, i ruajti eshtrat e Isa Boletinit për rreth 11 vjet, me kujdesin më të madh, për të siguruar që ato të mbeten të paprekura dhe të mos shkojnë nga qesja në qese. Ai ishte i vendosur që Isa të prehet aty ku ka lindur, aty ku ka vepruar dhe ka lënë mesazhet e tij të fuqishme kundër të gjitha perandorive që përpiqeshin të shkelin shqiptarët.

Sot, ne jemi këtu, pranë varrit të Isa Boletinit, dhe kjo ngjarje është realizuar si një amanet i tij, një dëshirë që ai e kishte shprehur për shumë vite: kthimi në Boletin. Jemi të gjithë krenarë për këtë kthim dhe për mundësinë që eshtrat e tij të prehen në vendlindje, atje ku historia e tij ka filluar dhe ku liria e Kosovës ka marrë një formë të re”.
Në këto ditë nëntori Kulla do jetë më dyer hapur për mijëar e mjëra vzitirë nga mbarë tojet shqiptre. Për herë të parë u mblodh dhe “Sofra e Boletinit”, që mblodhi boletinët kudo që janë ashtu si dukur bashkë në luftë bashkë në sofër. Gazmend Boletini ka një kalendar të ngjeshur me vizirta, referate përkujtimore , dhe aktivitete që kulmojnë më 28 nëtor.

Diku në sfod teksa lëmë kullën, dëgjojmë tingujt e një këngë me sharki, që i kushtohet Isës dhe viztës në Londër për të mbrotjtur trojet shqiptarë, bashkë me babain e pavarësisë tonë Ismail Qemali.
“ ..i pat thanë ministri n’Londër, Isa Bej të ccarmatosej
Jo ministërt , ji që besa s’ccarmatosem sa të jetë jeta..”
Janë disa nga vargjet për trimin që dha gjithccka për lirinë e Shqipërisë e si
fjalë lapidarë të tij pati “Unë jam mirë kur, asht mirë Shqypnia”
kohajuaj
