Dy gazetarë ukrainas të stacionit televiziv Freedom u vranë sot nga një dron rus në Kramatorsk, në Ukrainën lindore.

Sipas deklaratës së stacionit, ata u vranë ndërsa ishin në një makinë në një pikë karburanti. Guvernatori i rajonit të Donetskut, nga ana e tij, publikoi imazhe të mbetjeve të makinës së gazetarëve.

Burimi: Vishegrad 24