Finalja e Champions League për vitin 2027, nuk do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, siç ishte planifikuar fillimisht.

UEFA ka vendosur ta heqë finalen nga stadiumi legjendar, sepse komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit.

Vendimi u mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të mbajtur këtë të martë në Pragë. Njëkohësisht bëhet e ditur, se UEFA ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimin përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025.,

“Finalja e UEFA Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në stadiumin San Siro për shkak se komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimin përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025”, thuhet ne njoftim.