Udhëheqësit e G7 që morën pjesë në një samit në Kanada lëshuan një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për “de-eskalim” në Iran, ndërsa theksuan se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga kriza në rritje në Lindjen e Mesme.

“Ne riafirmojmë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, thuhet në deklaratë. “Ne e kemi deklaruar vazhdimisht qartë se Irani nuk mund të pajiset kurrë me armë bërthamore.”

” Ne kërkojmë që zgjidhja e krizës iraniane të çojë në një ulje më të gjerë të armiqësive në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një armëpushim në Gaza “, shtoi deklarata./