Një statujë prej bronzi, e krijuar nga një skulptor i panjohur, u vendos ditët e fundit në National Mall në Uashington, duke përshkruar Donald Trump dhe Jeffrey Epstein të kapur për dore .
“Ne festojmë lidhjen e gjatë midis Presidentit Donald Trump dhe ‘mikut të tij më të ngushtë’, Jeffrey Epstein”, shkruhet në një pllakë në fund të instalacionit prej bronzi.
Sipas lejes së Shërbimit të Parkut Kombëtar, dy statujat do të qëndrojnë në vend deri në orën 8 të mbrëmjes (ora amerikane) të dielën.
Qëllimi i skulpturës është të nxjerrë në pah marrëdhënien e Trump me shkelësin e dënuar për krime seksuale Epstein, “një gjemb në këmbë i vazhdueshëm i presidentit amerikan që ka shkaktuar përçarje midis bazës së tij elektorale”, siç shkruan Guardian.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë komentoi: “Liberalët janë të lirë të shpenzojnë paratë e tyre siç e shohin të arsyeshme – por nuk është lajm që Epstein e njihte Donald Trumpin, sepse Donald Trump e përjashtoi Epsteinin nga klubi i tij për shkak se ishte pervers.”/kohajuaj.com