Departamenti i Shtetit Amerikan futi në listën e zezë Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së. Tekisa komentoi këtë vendim, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se Artan Grubi duhet të tërhiqet nga funksionet në BDI.
I pyetur nga mediat ai tha se Grubi ka të drejtën e ankimimit dhe se vetë do të tërhiqet nga funksionet në BDI.
“Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit, z. Grubi e ka të drejtën e ankimimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet z. Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe z Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”, deklaroi Ahmeti, shkruan klan macedonia.