Juristi Romeo Kara, i cili është denoncuesi i Ilir Metës për aferën CEZ-DIA, është pyetur për një informacion që ka qarkulluar më herët për dhunën nga Meta.
Kara e hodhi poshtë këtë informacion duke thënë se mund të jetë dhunuar dikush që mund t’i ngjasë atij. Sipas tij “kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë sa të jetë gjallë”.
Dafina Hysa: Disa ditë më parë qarkulloi një informacion që ju më pas na thatë që është i pavërtetë, për një kërcënim për një dhunë që është ushtruar ndaj jush për denoncimet që ju bëni. A jeni i frikësuar?
Romeo Kara: S’kam frikë, të jem frikësuar tani, çdo gjë mund të ndodhë, e kam marrë parasysh këtë punë. Unë këtë punë e kam nisur prej za të Zotit, kush është besimtar e kupton. Atë e ka nxjerrë Sidi, shoku jonë që i thanë në moment që ka ndodhur një ngjarje, nuk e di si ka ndodhur.
Në qoftë se ka ndodhur duke përmendur emrin tim për një që më ka ngjarë mua, qënka dhe e rrezikshme të më ngjash mua tani, por nuk ndodh kjo punë pa vdekur unë. Pasi të vdes unë por, por pa vdekur unë nuk ndodh ajo punë. Vdekjen e di por rrahjen nuk bën vaki, ta provojnë edhe do e marrin përgjigjen aty në moment.