Gjykata në Ekuador ka dënuar me 3 vite burg një shqiptar me precedentë të shumta penale, për veprën e pasurimit të pajustifikuar.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Artur Rrapaj, i cili u arrestua në Samborondon, provincën Guayas, më 9 shkurt të këtij viti. I riu shqiptar u arrestua bashkë me bosin më të madh të një rrjeti trafiku droge pseudonimin ‘Gato’, si pjesë e grupit kriminal ‘Nueva Generación’ që vepronte në Ekuador.

Gjatë arrestimit 37-vjeçarit iu gjetën pajisje GPS dhe 319 mijë dollarë cash, ku doli në dritë se ky i fundit ishte precedentë penalë dhe në Shqipëri dhe qëndronte në Itali me pasaportë të skaduar 10 vite më parë. Si pjesë e trafikut të drogës, i riu kishte si qëllim blerjen e kokainës së lirë dhe futjen e saj në tregun italian, ku mësohet se trafiku bëhej këtë përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë.

Që nga vitet 2000, e ashtuquajtura mafia shqiptare ka dërguar emisarë në Amerikën Latine. Konkretisht në Meksikë, Ekuador, Kolumbi dhe Peru. Qëllimi është blerja e kokainës së lirë. Një burim policor tha se shqiptarët, me bazë në Ekuador, adoptojnë profilin e biznesmenëve të lidhur me eksportet e ushqimit. Por ata janë me të vërtetë përgjegjës për rregullimin e detajeve logjistike për dërgimin e kokainës në Evropë.

Kjo ishte pikërisht një nga pikat e forta të strukturës së menaxhuar nga ‘Gato’. Në vitin 2022, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara e renditi Sanchezin si një nga narko-menët kryesorë në botë. Raporti thotë se dërgesat e kokainës nga ‘Gato’ ishin dërguar nga Ekuadori përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë.