Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi mbetet e rëndë, ndërsa i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje neurokirurgjie për shkak të dëmtimeve në tru.
Mjeku i spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi ka dhënë detaje për gjendjen e avokatit që u dhunua brutalisht me sende të forta mëngjesin e djeshëm nga katër persona tashmë të arrestuar.
Bushi tha se avokati është në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët ndërsa dje është paraqitur në spitalin e Traumës me dëmtime në pjesën e parme të trurit dhe dy frakturave kockore.
”Avokati ka traumë koke. Në momentet e para ishte koshient. Me kalimin e kohës gjëndja u rëndua. Pacienti ishte shumë i agjituar dhe nisi të humbte koshiencën. Pasi u bënë dy ekzaminime në këto kushte u detyruam që pacienti të intubohej dhe të kalonte në një komë të intubuar.
Nga momenti I djeshëm deri sot gjëndja është stabël. Megjithëse duhet të themi që vijon në gjëndje të rëndë. Është dëmtim I madh në kokë. Me ekzaminimin që i është bërë sot në mëngjes është konstatuar se ka një ulje të edemës, një ndër faktorët kryesorë që e rëndojnë gjëndjen. Në këto kushte pacienti nuk ka nevojë të kryejë ndërhyrje urgjente kirurgjikale.
Nga parametrat është stabël por do të pritet si do të reagohet më vonë. Duhen të paktën 72 orë si do të reagojë. Duke e ndjekur mbi bazën e ekzaminimeve imazherike që të kemi një përmirësim të edemës, megjithëse ka dëmtime të tjera intercerebrale.
htë në monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës dhe për cdo lloj eventualiteti mund të ndërhyhet, por deri tani nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Shpresojmë të vijojë ky ritëm në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Ai kishte një dëmtim të pjesës së parme të trurit. Përveç dy frakturave kockore që ka dhe një shtypje të pjesës së parme të trurit, u shtua edema dhe në këto kushte u detyruam ta intubojmë”, tha mjeku Bushi.