Ish-këshilltari i Ilir Metës,  Petraq Milo ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij në kufirin malazez nga autoritetet e Malit të Zi.

Në një mesazh të dërguar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha në momentin që është dhunuar makina e tij ka qenë në radhë.

Reagimi i Milos ka ardhur pasi u raportua se autoritetet malazeze kanë deklaruar se ai ka penguar  komunikacionin.

“Po të shikoni videon me kujdes, makina jonë është në radhë habitem se si nuk është evidentuar ky fakt”- theksoi ai.