Ditën e nesërme pritet ekzekutimi i vendimit për dënimin e deputetit të PD-së, Ervin Salianjit, me 1 vit burg.
Nesër në mëngjes do t’i caktohet çështja me short prokurorit të ekzekutimeve dhe më pas ai do të bëjë procedurën sipas afateve ligjore.
Gjykata e Apelit ditën e sotme la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin e Salianjit me 1 vit burg për dosjen ‘Babale’.
Dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge.
Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.