Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i është drejtuar Apelit të Gjykatës së Posaçme duke kërkuar ndryshimin e masës arrest me burg që iu caktua për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Brenda 15 ditëve mund të merret në shqyrtim kërkesa e ish kryebashkiakut për ndryshimin e masës së sigurisë.

Brenda kësaj periudhe GJKKO duhet të japë argumentet përse e ka lënë sërish në arrest me burg Dakon pavarësisht se ky i fundit dha sqarime në seancë për akuzat që rëndojnë ndaj tij për abuzimin me tenderin e shëtitores dhe dhënien e lejes për një pallat.