Jamarbër Malltezi, ka mbërritur në Komisariatin e Policisë, menjëherë pas arrestimit të tij në aeroportin e Rinasit, ku sapo ishte kthyer nga një prej vendeve të Bashkimit Evropian.
Mbi Malltezin rëndojnë akuzat për pastrim parash, korrupsion pasiv si edhe fshehje pasurie lidhur me kompleksin Partizani.
Dhëndri i ish-kryeministrti Sali Berisha, u ndalua nga policia mbrëmjen e sotme (21 tetor) në aeroportin e Rinasit, ndërsa i është caktuar edhe masa “arrest me burg” për privatizimin e kompeksit “Partizani”.
Hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.
Balla, asokohe kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.
Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2012 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Procesi i privatizimit të kompleksit nisi në vitin 2008 dhe u finalizua pas 4 vitesh, në 2012-ën.