Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përshkroi të dielën si “qesharak” vendimin për të krijuar një parti të re politike të njoftuar një ditë më parë nga miliarderi Elon Musk, ish-aleati dhe bashkëpunëtori i tij.

“Mendoj se është qesharake të krijosh një parti të tretë. Kemi pasur sukses të jashtëzakonshëm me Partinë Republikane”, tha manjati i pasurive të paluajtshme përpara se të hipte në Air Force One për t’u kthyer në Uashington. “Mendoj se krijimi i një partie të tretë vetëm sa shton konfuzionin”, shtoi ai./kohajuaj