Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndodhet aktualisht në Knesset, parlamentin izraelit në Jerusalem, ku është planifikuar të mbajë një fjalim.

“Është një nder i madh për mua. Një ditë e mrekullueshme dhe e bukur, një fillim i ri”, shkroi Trump në librin e mysafirëve të Knessetit, nën vështrimin e kryetarit të parlamentit izraelit, Amir Ohana, dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Kur gazetarët e pyetën nëse lufta në Gaza kishte mbaruar, Trump u përgjigj “po”, ndërsa vlerësoi se Hamasi do të çarmatosej, siç parashikohet në planin e paqes./kohajuaj