“Ata janë të vetmit që refuzojnë të paguajnë 5% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s . Ne do t’i bëjmë të paguajnë dyfishin”, tha Presidenti amerikan me një ton të ashpër gjatë konferencës për shtyp pas Samitit të NATO-s në Hagë, duke iu drejtuar Qeverisë së Madridit.
Donald Trump e përshkroi vendimin e Madridit për të mos rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së si të papranueshëm.
Presidenti amerikan siguroi se do të negociojë “drejtpërdrejt” me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.
Kryeministri spanjoll këmbënguli se shpenzimet e mbrojtjes në 2.1% të PBB-së janë “të mjaftueshme, realiste dhe të pajtueshme” me modelin social të Spanjës.
Trump njoftoi se do të dyfishonte tarifat e planifikuara ndaj Spanjës nëse qeveria e Pedro Sánchez më në fund refuzon të ndajë 5% të PBB-së për shpenzimet ushtarake, marrëveshja e arritur nga anëtarët e Aleancës në samitin e mbajtur në Hagë. “Ata janë i vetmi vend që refuzon të paguajë. Është pak si ata që nuk paguajnë, kështu që do të paguajnë përmes tregtisë”, vuri në dukje Presidenti i SHBA-së, duke shtuar se do të negociojë “drejtpërdrejt” me Sánchez./kohajuaj