Presidenti amerikan, Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump kanë mbërritur në Kështjellën Windsor, ndërsa nisin ditën e tyre të parë të plotë të një vizite të dytë historike shtetërore në Britani.

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla i pritën Trum-ët jashtë Shtëpisë Victoria, pasi u përshëndetën fillimisht nga Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate kur helikopteri i tyre u ul në rezidencën mbretërore, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në rajon po zhvillohet një operacion gjigant sigurie, me demonstrata të organizuara nga Koalicioni Stop the Trump që pritet të zhvillohen në Windsor, si dhe në Londrën qendrore.