Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, teksa një grua është gjetur e vdekur.

Mësohet se viktima është një shtetase nga Malajzia, e cila u gjet e pajetë në tualetin e një hoteli në qendër të qytetit. Viktima është identifikuar si 58-vjeçarja me inicialet M. A. Paraprakisht, dyshohet se ajo ka pësuar arrest kardiak, pasi në trup nuk ka shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të saktë të humbjes së jetës së 58-vjeçares.