Lajmi për krijimin e shtetit sovran të ‘Urdhrit Bektashi’ në kryeqytetin tonë të dashur, Tiranën , na erdhi përtej oqeanit. Ashtu sic ndodh gjithmon, lajme të tilla më parë i merr vesh bota se sa të zotët e shtëpisë.
Dy ditë më parë gazeta e njohur amerikane ‘ The New York Times’ do të shkruante në faqen e saj të parë:
‘Një Vatikan 27 hektarësh brenda Tiranës’ Rama: Së shpejti plani për shtetin sovran të ‘Urdhrit Bektashi’.
Lajmi mori dhenë!
Nuk munguan zërat pro dhe kundër, komentet tallëse në rrjetet sociale etj…Jo të gjithë e morën seriozisht lajmin, pati dhe nga ata që e quajtën lajthitje të kryeministrit e deri te ata që e lidhën me teoritë konsperative.
Ndërkohë që nuk mund të mungonte as reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa i garantoi miqtë e tij bektashinj se nuk e ka për ata, por për sulltanin e Surrelit, i paralajmëroi të kenë kujdes e mos ta besojnë Ramën.
Por ai që u trondit më shumë nga ky lajm ishte, Ilir Meta. Teksa u sigurua që kryeministri Rama e ka marrë seriozisht krijimin e një shteti Bektashi, brenda territorit të Shqipërisë, pasi ky i fundit e prezantoi idenë e tij deri në OKB.
I bindur prej kohësh se “babain” ku gjente prehje pas cdo vorbulle politike ku ndodhej, nuk do t’ia merrte kush, Meta u ndje I tradhëtuar.
Jo se do ti mungojnë takimet me baba Mondin apo gotat e rakisë që rrufisnin bashkë, por frika nëse ky I fundit flet për ndonjë pazar të vogël që kishin bërë herët me njëri-tjetrin.
Si një bektashi i devotshëm, Meta ishte i pranishëm në cdo aktivitet të Baba Mondit, madje simbolin e bektashinjve, ngjyren jeshile e kishte veshjen e tij te preferuar, dhe nuk mund ta pranoj që pikërisht për një vendim të tillë të mos ishte ai kumbari i krijimin të një shteti të tillë.
Me një fytyrë ku i lexohej qartë, turfullimi që i ziente brenda vetes, Meta doli mesditën e së hënës në një konferencë për shtyp, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama duke thënë se e përdor këtë nismë për qëllime politike, duke e cilësuar si një shashkë politike.
Por në të vërtetë inatin më të madh e kishte me Baba Mondin! U ndje I tradhëtuar!
Jo se nuk do të ketë më mundësi për të pirë bashkë rakinë e Skraparit, por për bisedat që ndanin mes tyre.
Ai u gjet i papregatitur nga kjo “marrveshje e fshehtë” mes Baba Mondit dhe Edi Ramës.
Po cfarë e shqetëson vërtet presidentitn e PL-së?!
Mos ky shqetësim ka të bëjë me 37 hektarët në Sarandë që u bënë pronë e baba Mondit në vitin 2015, me ndihmën e vartësve të Ilir Metës, edhe pse shteti ka ngritur padi në vitin 2015 përmes avokatit të shtetit.
Ndërkohë emri i Kryegjyshit Bektashi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka dalë në bisedat “SKY” që kanë zhvilluar eksponentët e bandave kriminale. Thuhet se Baba Mondi bashkë me Ilir Metën, kanë përdorur dhe eksponentë të botës së krimit, për të zaptuar e liruar toka, duke kërcënuar jo vetëm pronarët legjitimë që të mos i kërkojnë, por dhe drejtues të institucioneve e gjykatave, që të mos ua kthejnë pronarëve.
E vetmja shpresë për ‘baba’ Metën mbetet që baba Mondi ta pajisë atë me pasaportën e shtetit më të ri, dhe ta pranoj si banorin special të këtij shteti, si një nder të fundit për shumë ‘marrveshje’ që kanë lidhur mes tyre./ kohajuaj