Dëshira e shumë vajzave për të përmirësuar pamjen e tyre me anë të ndërhyrjeve estetike, duke se po kthehet në një trend. Të joshura nga çmimet më të lira, shpesh ato zgjedhin t’i marrin këto shërbime në parukeri apo ambiente të palicensuara. Mjekët demratolog ngrenë me shqëtësim se shpesh këto subjekte përdorin edhe produkte të parregjistruara .
Brunilda Bardhi, mjeke dermatologe deklaroi për Euronews Albania: “Tregu i estetikës ka dalë nga shinat. Lazeri apo injeksioni janë procedura mjekësore ndaj duhet të kryehen nga një mjek. Çdo qender estetike duhet të ketë nj mjek të licensuar për këto shëbrime . Ndërsa nuk dihet cfarë produktesh fusin në trup”.
Në dyert e mjekëve dermatologë shpesh paraqiten vajza që kërkojnë ndihmë pasi kanë përjetuar dëmtime në fytyrë.
Monika Fida mjeke dermatologe deklaroi: “Ne kemi plot raste që vijnë për të riparuar dëmtimet që kanë pësuar. Mjkësia estetike duhet ofruar vetëm nga profsionistë”.
Aplikimi i teknikave të ndryshme shpesh nga jo profesionistët ka qënë dhe temë e Kongresit të Dytë të Shoqatës së Dermatologjise dhe Kozmetikës që ka mbledhur në kryeqytet profesionistë nga e gjithë bota.