Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e kësaj të hënë në Tiranë.

Raportohet se masa për arrestimin e Metës janë dhënë nga prokurorët Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Erjon Çela ditën e djeshme.

Ndër të tjera thuhet se shoferi i kreut të PL-së ka bërë rezistencë ndaj policisë dhe agjentëve të BKH-së.

SPAK në bazë të dy hetimeve të hetuara fillimisht të ndara, por të bashkuara në një të vetëm gjatë javëve të fundit e ka ngarkuar me përgjegjësi penale kreun e PL-së, Ilir Meta.

Për shkak se ish-gruaja e tij Monika Kryemadhi vijon të mbetet deputete, SPAK zgjodhi të kërkojë kërkesën detyrim paraqitje për atë.