Shqipëria do të përballet në kualifikueset e Botërorit 2026 me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Me serbët pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë dhe për këtë ka folur edhe trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç.
“Shorti është i vështirë, grupi është i fortë dhe interesant. I fortë
sepse kemi Anglinë brenda, interesant sepse kemi një ndeshje midis Shqipërisë dhe Serbisë. Nëse jemi bashkë, heqim nga loja Anglinë dhe do kapim vendin e parë dhe vendin e dytë, prapë ne jemi në rregull”, tha trajneri serb në emisionin Opinion.