Një autobus që transportonte studentë ka marrë flakë ditën e sotme në periferi të Bangkok, për pasojë kanë humbur jetën disa persona, siç bëri të ditur kryeministri i vendit pa dhënë detaje të tjera.

Ministri i Transportit Suriya Jungrungruangit, i cili shkoi në vendin e tragjedisë, u tha gazetarëve se 19 nga 44 pasagjerët (38 fëmijë dhe gjashtë mësues) u shpëtuan.

Për 25 të tjerët, fati i të cilëve nuk dihet, “nuk jemi ende të sigurt”, tha ai.

Shikoni videon e publikuar nga Bangkok Post nga zjarri i autobusit:

Gjashtëmbëdhjetë nxënës dhe tre mësues u dërguan në spital për trajtim, tha ministri, duke shtuar se shkaku i zjarrit është duke u hetuar. Imazhet e postuara në mediat sociale dhe të transmetuara nga mediat lokale treguan tym të dendur që dilte nga autobusi, pjesë të të cilit ishin djegur. Zjarri është shuar më pas.

Kryeministri Paetongtarn Shinawatra tha se studentët ishin në një udhëtim shkollor nga provinca Uthani Thani, 200 km në veri të kryeqytetit.

“Si nënë dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e të plagosurve dhe të vdekurve”, tha ajo në një postim në Platformën X, pa dhënë më shumë detaje.